Bekim Haxhiu: Asnjë cent nuk e kam në Trust, projektligji vjen në Kuvend pas 10 ditë ose 2 jave, i kemi 61 vota

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 13:59
Bekim Haxhiu: Asnjë cent nuk e kam në Trust, projektligji vjen në Kuvend pas 10 ditë ose 2 jave, i kemi 61 vota

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të insistoj se tërheqja mjeteve nga Trusti do të ndodh pavarësisht refuzimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila mbrëmë zyrtarisht doli kundër një ideje të tillë.

Iniciuesi i kësaj nisme deputeti Bekim Haxhiu, ka thënë për Blic se numrat në Kuvend ekzistojnë dhe se ndryshim plotësimi i ligjit për Trustin do të kaloj.

Ai ka thënë se projektligji do t`i dorëzohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe në mbledhje ne ardhshme të kryesisë së Kuvendit do të futet si pikë e rendit për seancën plenare.

“Brenda dhjetë ose dy javë projektligji për Trustin vjen në seancë ku aty do të ketë lexim të parë dhe më pas do të vije për votim edhe leximi i dytë”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur se ideja për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është e qytetarëve të Kosovës dhe se këtë nuk po ë bënë për “marketing politik”

“I kemi mbi 61 vota në Kuvend për këtë dhe se unë besoj se deputetët do të jenë zë i arsyeshme i qytetarëve të Kosovës sepse tek e fundit ne jemi përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Haxhiu ka thënë se ai personalisht nuk e ka asnjë cent të Trust për shkak se ato i kishte tërhequr kohë më parë.

I pyetur nëse do të kalohet ligji që mundëson 30 % e tërheqjeve të parave nga Trusti, ai ka thënë se këtë mund ta diskutojnë deputete dhe varësisht prej dakordimit ligji mund të votohet që lejon një % të caktuar të mjeteve nga Trusti.

Mbrëmë vonë gjatë një mbledhje të saj, Qeveria përfundimisht ka dal me qëndrim duke kundërshtuar ‘prekjen’ e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Personale.

Kundër një tërheqje të tillë ka dal sot edhe Oda Ekonomike Amerikane.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike.Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet mes tjerash në një komunikatë për media të Odës.

(Kosova Sot Online)