Osmani dhe homologu i saj letonez mbollën drurin e miqësisë

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 14:49
Osmani dhe homologu i saj letonez mbollën drurin e miqësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me homologun e saj letonez, Egils Levits, kanë mbjellë drurin e miqësië.

Fotografitë janë shpërndarë nga llogaria zyrtare e presidentes në Instagram.

Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Levits, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, përmes së cilës presidentja tha se nga Levits kërkoi mbështetje për rrugëtimin e Kosovës në drejt BE-së dhe NATO-së.

Ndërkohë, Levits tha se Kosova i përket Evropës.

Pos Osmanit, Levits takoi edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online)