Arrestohet shtetasi serb në Merdare, sulmoi një polic

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 09:11
Arrestohet shtetasi serb në Merdare, sulmoi një polic

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Merdare, meqenëse ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online )