Aksident tragjik në një minierë në Poloni, të paktën 10 të zhdukur

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 09:14
Aksident tragjik në një minierë në Poloni, të paktën 10 të zhdukur

Një aksident tragjik është shënuar në një minierë qymyri në Poloni. Të paktën dhjetë minatorë janë zhdukur, tha kompania Jsw, pronare e uzinës Zofiowka në jug të vendit.

Ky është aksidenti i dytë brenda një jave në një minierë në Poloni, pas atij të Pniowek, në pronësi të së njëjtës kompani, ku pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

(Kosova Sot Online )