Bytyqi e AAK-së: Rasti i ambasadorit Berishaj, skandal i madh diplomatik

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 14:39
Bytyqi e AAK-së: Rasti i ambasadorit Berishaj, skandal i madh diplomatik

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Albana Bytyqi, ka komentuar raportimet në lidhje me përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në shitblerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë serbe.

Bytyqi ka thënë se Qeveria e Kurtit po dëshmon secilën ditë që kauzat e saj janë të rrejshme.

Sipas saj, Është tejet shqetësuese që një kryeministër i vendit sikurse edhe presidentja të mbrojnë publikisht Berishajn kur dorëheqja e këtij të fundit është e pakontestueshme.

“Rasti i ambasadorit Berishaj është jashtëzakonisht më shumë se një përgjegjësi individuale. Është skandal i përmasave më të mëdha, që kërkon llogaridhënien.”, ka vlerësuar deputetja Bytyqi.

Postimi i Plotë:

“Skandali diplomatik i Qeverisë

Qeveria e Albin Kurtit po dëshmon secilën ditë që kauzat e saj janë të rrejshme. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, që dyshohet të jetë i përfshirë në shitblerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë serbe, është skandal i madh diplomatik. Dëmton rëndë imazhin në diplomacinë e jashtme të Kosovës.

Është tejet shqetësuese që një kryeministër i vendit sikurse edhe presidentja të mbrojnë publikisht z. Berishaj kur dorëheqja e këtij të fundit është e pakontestueshme. Rasti i ambasadorit Berishaj është jashtëzakonisht më shumë se një përgjegjësi individuale. Është skandal i përmasave më të mëdha, që kërkon llogaridhënien.

Z. Kurti i cili ka ‘’ngritur’’ standarde tejet të larta mbi qeverisjen e pastër dhe ka bërë demagogji para popullit, duhet të bart peshën e veprimeve të tij.”

(Kosova Sot Online)