Macron e pranon se për ta fituar mandatin e dytë “e ndihmoi” rivalja Le Pen

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 10:37
Macron e pranon se për ta fituar mandatin e dytë “e ndihmoi” rivalja Le Pen

Presidenti francez Emmanuel Macron ka fituar një mandat të dytë në detyrë, duke mundur rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një diferencë të konsiderueshme.

Mbështetësit e tij shpërthyen nga gëzimi të dielën në mbrëmje, ndërsa rezultatet u shfaqën në një ekran gjigant në parkun Champ de Mars pranë kullës Eiffel, shkruan Al Jazeera.

Në fjalimin e tij të fitores, Macron pranoi se shumë kishin votuar për të vetëm për të mbajtur larg Le Pen dhe premtoi të trajtojë problemin e shumë francezëve se standardet e tyre të jetesës po bien.

“Shumë në këtë vend votuan për mua jo sepse mbështesin idetë e mia, por për të mbajtur larg ato të së djathtës ekstreme. Dua t’i falënderoj dhe e di se i kam një borxh në vitet në vijim”, tha 44-vjeçari.

Ai gjithashtu premtoi të trajtojë “zemërimin dhe mosmarrëveshjet” që çuan në zgjedhjen e shumë votuesve francezë të djathtën ekstreme, duke thënë se “kjo do të jetë përgjegjësia ime dhe e atyre përreth meje”.

“Askush në Francë nuk do të lihet anash”, vazhdoi ai, duke u zotuar të jetë një “president për të gjithë”.

Macron është presidenti i parë francez që fiton një mandat të dytë në 20 vjet, por rezultati i Le Pen shënon gjithashtu afrimin më të afërt që e djathta ekstreme ka ardhur ndonjëherë për të marrë pushtetin në Francë dhe ka zbuluar një komb thellësisht të ndarë.

(Kosova Sot Online)