Ngjarje e rëndë në Pejë: 39-vjeçari ndërron jetë pasi rrëzohet papritmas në korridor

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 12:57
Ngjarje e rëndë në Pejë: 39-vjeçari ndërron jetë pasi rrëzohet papritmas në korridor

Në orët e para të së hënës, në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pasi atje pa shenja jete është gjetur një 39-vjeçar.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e pranishme ka qenë gruaja e viktimës.

Ajo ka deklaruar se viktima është rrëzuar papritmas derisa ishte në korridor dhe më pas e ka thirrur mjekun për t’i dhënë ndihmë bashkëshortit të saj.

Shkaku i vdekjes së 39-vjeçarit dyshohet se ka qenë problemet shëndetësore me zemër.

Në lidhje me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

(Kosova Sot Online)