Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!

Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!

Muhamet Kelmendi

  • 25 April 2022 - 09:09

Shkruan:Analist- Muhamet Kelmendi

Në kuadër të informacioneve që po qarkullojnë nëpër media si dhe duke u mbështetur në raportin e Freedom Hoous po dalin të dhëna se në Qeverinë e Kosovës ka ndikuar Qeveria Ruse, Kina dhe Turqia. Kjo e dhënë është shprehur qartë. I takon kuptohet AKI-së dhe institucioneve tjera të Kosovës që t'i tregojnë dhe t'i kapin elementët e tillë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë.

- Nuk ka dyshim se ekzistojnë subjekte politike që janë në Qeveri dhe në Kuvend, deri edhe nëpër gjykata e në organe të sigurisë, që kanë lidhje me Serbinë, me Rusinë, me Turqinë a me Kinën. Natyrisht se rreziku më i madh është nga lidhja me Serbinë, me Rusinë dhe me Kinën. Këtu duhet përmendur Listën Srpska që ka lidhje dhe vartësi totale nga Serbia dhe kështu edhe me Rusinë. Ambasadori rus në Beograd është shumë herë mysafir i kësaj liste. Ata bashkëpunojnë dhe kuptohet se tërë Lista Srpska është në ndikim të Serbisë dhe të Rusisë.

Ka edhe gjykatës, polici dhe administrator e kryetar të komunave, sidomos nëpër komunat serbe që janë nën ndikimin serbo - rus. Kjo është e ditur dhe e qartë. Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, të Zubin Potokut, të Leposaviqit, të Graqanicës e të Shtërpcës janë në lidhje të vazhdueshme me shtetin kriminal serb dhe me Rusinë. Këta kanë lidhje edhe me shërbimin informativ kinez. Këta janë spiun të këtyre shteteve. E tërë lidhja e tyre kalon nëpërmjet shtetit serb dhe në Serbi janë kontaktet. Çdo herë kur shkojnë në Beograd takohen. Edhe kjo dihet botërisht. Shiko kontaktet e tyre dhe takimet publike në Beograd. Kjo listë ka lidhje edhe me Kinën. E rëndë është gjithashtu se skena politike në Kosovë nuk është spastruar nga veglat e huaja.

Nuk kemi Ligj mbi lustracionin dhe kështu kemi edhe ish vegla të regjimit serbo-jugosllav në pushtet. Këta mund të bëhen shumë lehtë edhe shërbëtor të të huajve. Me Turqinë ka lidhje partia turke që është në pushtet dhe atë nga shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës, ndoshta edhe më herët. Kjo lidhje është e ditur. Këtej me siguri dalin edhe partitë tjera, shqiptare dhe politikanë, që kanë lidhje dhe janë nën ndikim të Ankarasë. Të gjitha këto të dhëna janë për Republikën të qarta. I dinë AKI -a dhe shteti.

Pse nuk veprojnë nuk di! Duket se kanë frikë për të vepruar. Kjo për faktin se do të kapen ministra e zëvendësministra, deputet e kryetar të komunave, si dhe shumë administrator që duhet kapur dhe dënuar. Natyrisht se këtej kemi rreziqe të mëdha. Çdo gjë në Prishtine dihet në Beograd. Edhe vendimet e organeve sekrete, sikundër ishte rasti në shtator, gjatë bllokimit të rrugëve në veri, i dinte Serbia. Mendohet se edhe Rusia dhe Kina kishin të dhëna. Këtu duhet domosdo përmendur vizitën e ambasadorit rus në kufirin Kosovë-Serbi gjatë kohës së trazirave serbe për targat. Ky është shembull i qartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".