Norvegjia do ta vazhdojë mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 13:07
Norvegjia do ta vazhdojë mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar sot me homologen e tij norvegjeze, Ingvild Kjerkol.

Latifi fillimisht e falënderoi Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez për Kosovën, dhe në veçanti për përkrahjen e ofruar për përballimin e pandemisë COVID-19.

Kjerkol, nga ana e saj, pasi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, shfaqi interes në veçanti për projektin e sistemit dhe qendrës së emergjencës e traumës, Kujdesin Primar Shëndetësor si dhe edukimin e vazhduar professional të personelit shëndetësor.

Latifi e ftoi ministren që të vizitojë Kosovën dhe Ministrinë e Shëndetesisë në një të ardhme të afërt.

(Kosova Sot Online)