Lexoni edhe:
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marr vendim për ndarjen e 100 eurove për kategorinë e punëtorëve të sektorit publik, privat, pensionistëve dhe studentëve.
Ndarja e këtyre mjeteve, është paraparë nga Qeveria e Kosovës si pjesë e pakos së ringjalljes ekonomike në vend.
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!Lexoni edhe:
Tashmë ministria e Financave ka hapur mundësin e aplikimit për këto kategori.
Përveç kësaj, punëtorët e sektorit publik, shtesat prej 100 eurove pritet ti marrin në fund të kësaj jave, bashkë me pagat e muajit prill.
Ndërkaq pensionistët tashmë këto shtesa i kanë marrë, e punëtorët e sektorit privat ende po aplikojnë për të përfituar nga kjo shtesë.
Sa i përket aplikimit për shtesën prej 100 eurove për studentët, platforma ende nuk është e lansuar.
Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se janë afër finalizimit të kësaj platforme dhe se aplikimi do të bëhet përmes e-Kosova.
(Kosova Sot Online)