Karen Donfried me Gabriel Escobar pas Kosovës në vizitë te Vuçiq

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 08:21
Karen Donfried me Gabriel Escobar pas Kosovës në vizitë te Vuçiq

Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried do të qëndrojë për vizitë në Beograd këtë të martë.

Ajo bashkë me zëvendësndihmës sekretarin, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të priten nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Kjo vizitë e tyre në Serbi bëhet pas qëndrimit që patën në Kosovë, e ku takuan krerët më të lartë shtetërorë.

(Kosova Sot Online)