E rëndë/ 40 vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 08:33
E rëndë/ 40 vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë, ku një 40-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetë në mënyrë tragjike, duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, ku shtetasja A. E., 40 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)