Nxënësi sulmon drejtoreshën e shkollës në Mitrovicë

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 09:29
Nxënësi sulmon drejtoreshën e shkollës në Mitrovicë

Një nxënës ka sulmuar drejtoreshën e shkollës në fshatin Kqiq të Mitrovicës, njofton policia.

Rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës teksa drejtoresha e shkollës ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Kqiq, Mitrovicë Jugu 26.04.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  (nxënës), pasi që në oborrin e shkollë ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës viktimën femër kosovare e cili ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.   

(Kosova Sot Online)