Presidentja nuk e dekreton të përzgjedhurin e KPK-së për kryeprokuror të shtetit

Presidentja nuk e dekreton të përzgjedhurin e KPK-së për kryeprokuror të shtetit
Presidentja nuk e dekreton të përzgjedhurin e KPK-së për kryeprokuror të shtetit

Hasan Preteni

  • 27 April 2022 - 07:28

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

Presidentja nuk do ta dekreton kryeprokurorin e propozuar nga KPK. Me këtë vendim ua bënë mirë sepse nuk duhet të "rrezikojmë" me një kryeprokurorë për 7 vitet e ardhshme. Nuk guxon Kosova të bie në atë derexhe. Kuvendi duhet të nxiton në sigurimin e bazës juridike që kryeprokurori i vendit të emërohet nga një proces ku do të marrin pjesë më shumë akter.

- Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dështuar në të gjitha vendimet sidomos në emërimin e prokurorëve. Duhet të merren praktikat e shteteve me demokraci të konsoliduar që kryeprokurori të zgjidhet nga Kuvendi, sepse vetëm kjo siguron edhe llogaridhënien më të fuqishme dhe adekuate .

Nuk ka ndodhur askund, përveç se në Kosovë, që për 23 vite kryeprokurori zyrtarisht të mos hyn në Kuvend,për të raportuar së paku në një komision apo në kuvend. Kjo papërgjegjësi, kjo mos llogaridhënie dhe mos transparencë po reflekton në mos suksesin dhe mos besimin e qytetarëve tek institucionet e vendit. Definitivisht,kryeprokurori nuk duhet të zyrtarizohet-dekretohet, duhet që të vazhdohet me ushtruesin e detyrës.

Kuvendi duhet të nxiton ne sigurimin e bazës juridike për zgjedhjen e kryeprokurorit, por jo nga KPK-ja, dhe tek pastaj të fillohet nga e para,konkurs të ri dhe i gjithë procesi të mundëson transparencë në të gjitha fazat,të inkurajohen prokurorët e dëshmuar që të konkurrojnë. Diferencën në mes një shteti demokratik dhe antidemokratik e bënë prokurori i shtetit. Besimi në kryeprokuror e krijon besimin në të gjithë sistemin prokurorial dhe në sistemin e drejtësisë në tërësi. Kosova nuk guxon të dështon në këtë fazë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".