Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 11:00
Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, tha se edhe pas më shumë se 20 vjetëve, familjarët s’kanë përgjigje për më të dashurit e tyre që u zhdukën me dhunë në luftën e fundit.

Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë për të siguruar drejtësi dhe për ta përfunduar çështjen e personave të zhdukur.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

(Kosova Sot Online)