Aktivistja serbe Kandiq kujton masakrën e Mejës: Eshtrat e 15 viktimave nuk janë gjetur ende

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 11:51
Aktivistja serbe Kandiq kujton masakrën e Mejës: Eshtrat e 15 viktimave nuk janë gjetur ende

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka përkujtuar masakrën e Mejës sot kur janë bërë 23 vjet nga krimi makabër i forcave serbe dhe MUP-it serb.

Kandiq ka theksuar se eshtrat e 15 viktimave nga kjo masakër nuk janë gjetur ende.

“Janë forcat serbe më 27 prill 1999. Në fshatin Mejë u vranë së paku 324 persona, kufomat u transferuan në poligonin e SAJ në Batajnicë, eshtrat e 309 të vrarëve u zhvarrosën dhe u kthyen në Kosovë. Eshtrat e 15 viktimave nuk janë gjetur ende. Batajnica është ende pa monument për viktimat e forcave serbe dhe MUP-it”, ka shkruar Kandiq.

(Kosova Sot Online)