Brnabiq pas takimit me Donfried: Ishin më eksplicit se evropianët në kritikat ndaj Kurtit për mosformimin e Asociacionit

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 12:00
Brnabiq pas takimit me Donfried: Ishin më eksplicit se evropianët në kritikat ndaj Kurtit për mosformimin e Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se amerikanët janë më eksplicit se evropianët në kritikën ndaj kryeministri Albin Kurti për mosformimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Brnabiq ka takuar dje Ndihmëssekretaren amerikane për çështje të Evropës dhe euroazisë, Karen Dofried dhe tha se qëndrimi i ShBA-së është që të rikthejë në tavolinën e dialogut Kosovën.

“Çfarë ka ndryshuar është se ata na dëgjojnë agrumentet tona. Janë më shumë eskplicit se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit për çfarë s’është bërë dhe për mosformimin e Asociacionit”, tha ajo për PinkTv.

Ajo poashtu tha se në disa çështje nuk pajtohen me qëndrimet e amerikanëve.

“Ne pajtohemi që s’pajtohemi me ta në disa çështje, por do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, shtoi ajo.

Brnabiq tha se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me kompani amerikane

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me kompani amerikane dhe e dimë se sa fabrika kanë hapur te ne”, tha Brnabiq.

(Kosova Sot Online)