Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjetë i vrarë çifti kosovar në Francë

  • G.G /
  • 27 April 2022 - 12:16
Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjetë i vrarë çifti kosovar në Francë

Një çift kosovar është gjetur i vrarë në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës.

Mediat franceze kanë raportuar se ata janë vrarë me thikë. Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

Policia dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje prej mëngjesit atje, deri tani akoma nuk janë të qarta rrethanat për rastin.

Por, këta dy prindër i kishin shtatë fëmijë të moshave nga pesë deri në 21-vjeç, dhe ishin duke qëndruar në Francë që nga viti 2018.

Klan Kosova ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe me Ambasadën e Kosovës në Francë, prej të cilave është duke pritur përgjigje.

Më poshtë keni pamje nga vendi i ngjarjes:

https://www.youtube.com/watch?v=UjSrvwC8EoQ&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)