BE i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të lënë anash politiken dhe të zgjidhin çështjen e të pagjeturve

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 15:31
BE i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të lënë anash politiken dhe të zgjidhin çështjen e të pagjeturve

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka thënë se çështjes së personave të zhdukur duhet t’i jepet fund në mënyrë që familjet e tyre të gjejnë paqe.

Përmes një postimi në Facebook, BE thotë se Kosova dhe Serbisë në këtë pikë duhet të lënë mënjanë politikën dhe të bashkëpunojnë për ta përshpejtuar procesin.

“Më shumë se 1600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur pas luftës në Kosovë. Duke folur me familjarë të tyre, sot, në prezantimin e raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare të financuar nga Bashkimi Europian për personat e zhdukur, shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, ambasadori Tomas Szunyog, përsëriti se duhet të vendoset për fatin e personave të zhdukur në mënyrë që familjet e tyre mund të gjejnë paqe dhe se autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë duhet të lënë mënjanë politikën dhe të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje dhe të përshpejtojnë procesin”.

Ambasadori Szunyog tha se BE-ja ka dhënë mbështetjen e vazhdueshme në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur dhe drejtësisë tranzicionale.

(Kosova Sot Online)