Sot Kuvendi seancë, propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 08:04
Sot Kuvendi seancë, propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 28 prill 2022:

– Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00) 

–  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

– Organizata IPKO Foundation në bashkëpunim me AUK TDI për të shtatin vit me radhë sjellin Konferencën “Girls in ICT” e cila organizohet në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, me temën “Qasje & Siguri”. (Kampusi i RIT Kosovo, Germia RIT Campus, ora 9:30) 

– Kuvendi i Republikës së mban seancë plenare në të cilën do të behët propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Për nder të ‘Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’ dhe ‘1 Majit’, Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon diskutimin ‘Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’ me ç’rast do të diskutohet rreth kushteve të punës dhe standardeve të sigurisë në vendin e punë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Kuvendi Komunal i Prishtinës mban bledhjen e tretë me radhë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizpn publikimin e raportit “Konfuzioni i madh – Pse nuk përputhet veprimtaria e institucioneve të Arsimit të Lartë me nevojat e tregut të Punës”. (Biblioteka Universitare në ndërtesën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

– OJQ AKTIV organizon një tryezë me rastin e prezantimit të publikimit “Situata e migracionit në Ballkanin Perëndimor – Kosovë – Mitrovicë”. (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

– Mbahet ceremonia përmbyllëse e kampanjës #VajzatnëTIK22 me ç’ rast Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatçiu do të mbajë një fjalë rasti. (Kino Armata, ora 16:30)

– Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit Evolution Dance organizon program kulturor me moton “Prishtina Vallëzon”. (Para Teatrit Kombëtarë, ora 17:00)

(Kosova Sot Online)