Rrahje mes zyrtarëve në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 08:36
Rrahje mes zyrtarëve në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë

Policia njofton për rrahje mes dy zyrtarëve të gjykatës në Pallatin e Drejtësisë. Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas raportit të policisë rrahja ka ndodhur dje rreth orës 15:10, ku thuhet se referenti ka sulmuar fizikisht administratorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Pallati i Drejtësisë, Gjykata themelore, Prishtinë 27.04.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)