Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 6 persona të lënduar

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 09:10
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 6 persona të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë  përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë.

Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit  lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.

(Kosova Sot Online)