Ministri britanik: Putin është nacionalist etnik, dëshiron të zgjerohet si kancer në Ukrainë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 10:15
Ministri britanik: Putin është nacionalist etnik, dëshiron të zgjerohet si kancer në Ukrainë

Putin është një nacionalist etnik dhe dëshiron të bëjë një zgjerim kanceroz në Ukrainë, thotë sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace.

I pyetur nga Sky News nëse Vladimir Putin mund ta zgjasë luftën përtej Ukrainës, Wallace thotë se presidenti rus i ka pasur gjithmonë këto ambicie për të pushtuar vendin e tij fqinj dhe është një “nacionalist etnik”.

“Ai ndihet potencialisht njësoj siç ndiheshin nazistët në Luftën e Dytë Botërore, se ata kanë pronësinë e këtyre njerëzve”,  thotë ai.

Sekretari i Mbrojtjes shprehet ai mendon se Putin po përpiqet pothuajse i dëshpëruar të zgjerojë konfliktin me kërcënime ose sulme të mundshme me flamur të rremë në rajonin separatist moldav të Transnistrisë.

Ai shton se Putin tani mund të “kërkojë të konsolidojë atë që ka… dhe të jetë thjesht një zgjerim kanceroz në Ukrainë”. 

(Kosova Sot Online)