
Lexoni edhe:
I duhen edhe 650 vota, kryeministri Kurti bën thirrje që të votohet Shaip Kamberi
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka shkruar disa pyetje në Kuvendin e Kosovës në lidhje me skandalin financiar në Slloveni, në të cilin u implikua ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kadrijaj i pyeti deputetët e pozitës se “pse po heshtni dhe pse po mundoheni ta mbyllni këtë skandal”.
I duhen edhe 650 vota, kryeministri Kurti bën thirrje që të votohet Shaip KamberiLexoni edhe:
Ajo tha se e paramendon se çfarë do të kishte ndodhur nëse LVV-ja do të ishte në opozitë dhe ky skandal do të merrej vesh.
“Ky hezitim që me e liru prej detyre, nuk mundem me e kuptu. Sepse po të kishte ndodhur në të kundërtën kur ju keni qenë opozitë, po paramendoj se çfarë do të kishte ndodhur në këtë Kuvend të Kosovës dhe cilat do të kishin qenë debatet në këtë raport”, tha Kadrijaj.
Deputetja e AAK-së tha se zgjedhja e Berishajt si ambasador mund të ketë qenë “kthim borxhi”.
“Unë nuk po e kuptoj sepse kjo e ka cenuar rëndë imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)