Sharja e Abelard Tahirit në Kuvend, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 11:42
Sharja e Abelard Tahirit në Kuvend, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë. Ky moment u vu re edhe nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili i kërkoi Tahirit të distancohet nga gjuha e përdorur.

Por, para se gjuha e Tahirit të diskutohej në Kuvend, zëdhënsi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka dha një koment për gjuhën e deputetit.

“Abelardë-i nuk u dëgjua mirë, kishte harru me gjasë me e heq shurdhuesin”, ka shkruar Manxhuka.

Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.

“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.

“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.

Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së.

“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

(Kosova Sot Online)