Haxhi Avdyli: Tash e tutje fjalimeve të Abelard Tahirit duhet t’i vendosen shurdhues

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:05
Haxhi Avdyli: Tash e tutje fjalimeve të Abelard Tahirit duhet t’i vendosen shurdhues

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, propozon që fjalimeve të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri t’i vendosen shurdhes, kjo për shkak të sharjes që ka bërë sot ai në Kuvendin e Kosovës.

Sharjen që e ka bërë në Kuvend deputeti Tahiri, kolegu i tij Haxhi Avdyli e quan gjuhë të rrugaçëve.

“Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik”, shkruan Avdyli ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Gjuha e rrugaqëve duhet të sanksionohet në tempullin e demokracisë. Kjo gjuhë kriminale e përdorur nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së nuk flet veq për nervozën dhe hallin e madhë që kanë këta që qytetari i dërgoi në harresë historike, por flet për mendësinë, edukatën dhe mënyrën e tyre të jetesës e veprimtarisë së tyre të përditshme.

Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik.

(Kosova Sot Online)