Zelensky i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh të martën

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:09
Zelensky i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh të martën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Gazetarja Erneta Shevroja mëson se Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës.

Zelensky do t’i drejtohet disa parlamenteve, përfshirë edhe atë të vendit tonë. Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.

Sakaq, Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës.

(Kosova Sot Online)