Ngjarje shqiptare: U acarua nga alarmi për syfyr/ Ja pse 20-vjeçari plagosi vëllain me thikë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:59
Ngjarje shqiptare: U acarua nga alarmi për syfyr/ Ja pse 20-vjeçari plagosi vëllain me thikë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përleshjen e dy vëllezërve në Durrës ditën e djeshme.

Mësohet se 2 vëllezërit janë përplasur për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit për t'u zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin.

Zhurma ka shqetësuar 20 vjeçarin i cili e ka qëlluar të vëllanë me thike duke e lënë të plagosur rëndë.

Vëllezërit jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

(Kosova Sot Online)