Çfarë komisioni hetimor për rrymën po kërkon opozita e çfare Vetëvendosje

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 13:07
Çfarë komisioni hetimor për rrymën po kërkon opozita e çfare Vetëvendosje

PDK ka iniciuar formimin e Komisionit Hetimor që do të analizonte masat e marra prej periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë. Kurse Vetëvendosje po kërkon që të formohet komision që do të hetonte sektorin e energjisë nga viti 2006 deri më 2022.

LVV ka propzozuar që në komision hetimor të përfshihen hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në periudhën 2006-2022, investimet kapitale në distribucionin e energjisë elektrike pas privatizimit dhe burimet nga ku janë bërë ato investime dhe punësimet e bëra nga viti 2006 deri në prill të këtij viti, kontratat e lidhura për blerje të energjisë elektrike nga viti 2006 deri më 2022, procedurat e ndjekura gjatë këtyre blerjeve dhe shumë çështje tjera në fushën e energjisë.

Pozita ka paralajmëruar se do të votojnë kundër Komisionit nëse nuk përfshihen edhe çështjet e përmendura.

Me këtë propozim nuk është pajtuar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se komisioni hetimor ka mandat gjashtëmujor për të bërë hetime, dhe sipas tij “është e pamundur të hetohen të gjitha çështjet brenda kësaj periudhe”.

(Kosova Sot Online)