Komisioni hetimor i opozitës, LDK e AAK: Driton Selmanaj kryesues, Besian Mustafa e Pal Lekaj anëtarë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 13:22
Komisioni hetimor i opozitës, LDK e AAK: Driton Selmanaj kryesues, Besian Mustafa e Pal Lekaj anëtarë

Shefi i deputetëve të LDK-së Arben Gashi ka insistuar se komisioni hetimor i opozitës duhet të formohet e ku ka kundërshtuar ashpër propozimin e Mimoza Kusari Lila për një komision të pushtetit për hetime në energjinë.

“Ky komision duhet të formohet ose do të përplasemi keq. LDK propozon Driton Selamanaj kryesues,  anëtarë Besian Mustafa”, ka thënë Gashi.

Menjëherë është deklaruar edhe AAK ,ku ata kanë propozuar për anëtar të komisionit deputetin Pal Lekaj.

(Kosova Sot Online)