Momenti kur Abelard Tahiri e kuptoi që sharjen e tij e dëgjuan të gjithë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 13:23
Momenti kur Abelard Tahiri e kuptoi që sharjen e tij e dëgjuan të gjithë

Mimoza Kusari-Lila ia ka shfaqur në telefon Abelard Tahirit, momentin e sharjes me ofendimit të rëndë të shefit të deputetëve të PDK-së ndaj ligjvënësve të LVV-së.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, është shfaqur teksa ka komunikuar me Tahirin pas eskalimit të ish-ministrit të Drejtësisë.

Tahiri, është dëgjuar duke sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdoi t’i binte tavolinës me gotë.

Deputetët e VV-së nuk e linin të fliste Tahirin, pasi vetë ai së bashku me kolegët opozitarë penguan fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke goditur tavolinën me gotë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, i kërkoi Tahirit ta tërhiqte fjalën dhe të kërkonte falje.

Tahiri, ka kërkuar falje ndaj “atyre që mund të jenë ofenduar”.

(Kosova Sot Online)