Memli Krasniqi – LVV-së: Unë jam e bindur që Mimoza Kusari është e pafajshme, ju mendoni se ajo ka bërë krime

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 14:04
Memli Krasniqi – LVV-së: Unë jam e bindur që Mimoza Kusari është e pafajshme, ju mendoni se ajo ka bërë krime

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë pozitës që t’i hetojnë të gjitha, ndërsa foli me theks të veçantë për propozimin e partisë së tij për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike.

Krasniqi tha se është i bindur që kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari ndodhet padrejtësisht në bankën e të akuzuarve për privatizimin e KEK-ut.

“Mimoza Kusari Lila, shefja juaj, është në bankën e të akuzuarve për atë të kaluar. Dhe a e dini çka është ironia? Unë jam i bindur që është padrejtë aty se s’ka bërë asnjë faj. Ju jeni të bindur që kjo e ka shkelë ligjin dhe ka bërë krime, se qashtu keni thënë në të kaluarën”, tha ai.

Kryetari i PDK-së janë për çfarëdo hetimi.

“Jo veç energjinë, çka të doni”, tha ai.

(Kosova Sot Online)