Lexoni edhe:
Të gjithë komandantët përgjegjës për abuzim me listat e veteranëve të ndëshkohen e të mos amnistohen
Deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Shormaz ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë për mbylljen e Qendrës ruse të Spiunazhit në Nish.
Shormaz me anë të një shkrimi në Twitter, duke renditur disa kushte për përbërjen e re të Qeverisë, ka thënë se ministrat duhet të janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Rusisë.
“Qeveria e re duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë gati të vendosin sanksione ndaj Rusisë, të shtetëzojnë Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS), të dëbohen 90 për qind e Ambasadave për shkak të aktiviteteve të spiunazhit, të mbyllet Qendra ruse e Spiunazhit në Nish dhe të nënshkruhet deklarata për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”, ka shkruar Shormaz.
“T’ia dërgojmë si ndihmë Ukrainës të gjitha MIG-29, tanket T72 dhe armët e tjera ruse që duhet të mbrojmë kundër Zloputinit”, ka shtuar ai.
Nuk është hera e parë që deputeti i partisë që drejtohet nga presidenti Aleksandar Vuciq bënë kësi deklarata.
Herën e fundit Shormaz pati thënë se ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin po bashkëpunon me Moskën për ta destabilizuar Serbinë.
“[Aleksandar] Vulin, mendoj se po punon me Rusinë. Nëse kjo është e vërtetë, ai duhet të mbajë edhe pasojat për këtë”, pati thënë Shormaz.
Kujtojmë se e ashtuquajtura Qendra Humanitare serbo-ruse që ndodhet në Nish është duke u përdorur nga Rusia për qëllime të shërbimeve sekrete dhe se nuk ka të bëjë me asgjë humanitare.
Novu vladu treba da čine samo oni koji su spremni da ODMAH:
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) April 28, 2022
1 Uvedu sankcije Rusiji
2 Nacionalizuju NIS
3 Izbace 90% ambasade zbog špijunaže
4 zatvore ruski špijunski centar u Nišu
5 potpišu izjavu da će raditi na što skorijem učlanjenju Srbije u EU i NATO
(Kosova Sot Online)