“Dua të ndahem nga motra jote”, divorci “tërbon” vëllanë, qëllon me thikë kunatin

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 14:24
“Dua të ndahem nga motra jote”, divorci “tërbon” vëllanë, qëllon me thikë kunatin

Është zbardhur plagosja me thikë në Durrës e ndodhur këtë të enjte. Burime për ABC, bëjnë të ditur se Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha.

Sherri mes tyre mësohet se ka ndodhur pasi Toli ka kërkuar të ndahet nga motra e Festim Hoxhës dhe e ka çuar atë pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.

Sakaq prej ditësh të dy kanë qenë në debat dhe të acaruar. Duket se Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur. 

(Kosova Sot Online)