Çfarë moti do të jetë në fundjavë dhe javën e ardhshme, ky është parashikimi

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 08:13
Çfarë moti do të jetë në fundjavë dhe javën e ardhshme, ky është parashikimi

Prishtina Weather ka njoftuar se të premten dhe në fundjavë pritet të ketë mot me vransira e diell. Të dielën ka mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Nga sot mbetet mot i ndryshueshëm, me vransira por edhe intervale me diell, e përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën e diel dhe të hënë, paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

29.04 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell. Rreth viseve malore pasdites mundësi për riga lokale shiu.

30.04 – Pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe shiu përreth viseve malore gjatë pasdites.

1.05 – Ndryshueshëm, me diell e vransira. Pasdite me mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

2.05 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës me kushte edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet pasi zbresin në 16C të enjten, më pas me një trend të rritjes deri në 18C e 19C në fundjavë.

Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, të enjten edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike në rritje edhe mbi vlera mesatare, e në fillim të javës në rënie.

(Kosova Sot Online)