Vëllezërit e plagosur të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë refuzuan të qëndrojnë në spital, flet Drejtori

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 09:44
Vëllezërit e plagosur të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë refuzuan të qëndrojnë në spital, flet Drejtori

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar dhe janë plagosur dy vëllezërit e tij.

Dy të plagosurit kanë refuzuar që të shtrihen në Spitalin e Pejës, dhe mënjherë pasi kanë marrë ndihmën e parë, janë larguar për në shtëpi.

Lajmin  e ka bërë të ditur Drejtori i Spitalit të Pejës, SKënder Dreshaj.

“Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thën Dreshaj.

Ndryshe, pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se sot do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

(Kosova Sot Online)