Bekë Berisha ia përmend Sveçlës deklaratat për oligarkët: Pse s’po i arrestoni tash ata a naj komandant a, po veç milicët e vogël

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 11:54
Bekë Berisha ia përmend Sveçlës deklaratat për oligarkët: Pse s’po i arrestoni tash ata a naj komandant a, po veç milicët e vogël

Kryetrari i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, Bekë Berisha e ka pyetur sot ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, se pse nuk po arrestohen oligarkët apo ndonjë komandant i policisë, por zyrtarët e thjeshtë policorë.

Kjo pas pohimeve të ministrit Sveçla se ka zyrtarë policorë që janë të përshirë në afera korruptive.

“A ish dashtë me dhënë dorëheqje naj kush për shkak të numrit kaq të madhe dhe të korrupsionit të këtyre policëve. Për me ja u përkujtu juve, ju i keni pasur në maje të gjuhës oligarkët. Oligarkët janë qita që kanë pare. Nuk po e shohim që e keni arrestuar ndonjë kësi oligarkë, ndonjë komandantë të policisë, pse s’po i arrestoni qita, por ata policët e vogël”, ka thënë Berisha.

E Sveçla tha se padyshim se gjithë ata që janë të përfshirë në krime të niveleve të larta duhet që të përndiqen.

“Patjetër që ata që janë të përshirë në krime të niveleve të larta duhet të përndiqen dhe të arrestohen. Për të arritur në atë stad ku arrestohen oficerë të lartë, ku arrestohen oligarkët, ku arrestohen kriminelët e niveleve të larta e edhe politikanët që janë të përfshira në aktivitetet kriminale, ne duhet të kemi një forcë me kredibilitet maksimal”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)