Ministrja britanike në Hagë, angazhohet për ta sjellë Putinin para drejtësisë

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 12:35
Ministrja britanike në Hagë, angazhohet për ta sjellë Putinin para drejtësisë

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë një ekip ekspertësh për të ndihmuar Ukrainën për mbledhjen e provave për të hetuar krimet ruse, ka njoftuar Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

Ky vendim vjen pas raportimeve për dhunë seksuale nga forcat ruse në Ukrainë.

Ekipi i specializuar do të ndihmojë qeverinë ukrainase për të mbledhur prova dhe për të ndjekur penalisht e luftës. Në ekip do të jenë edhe ekspertë për dhunën seksuale që lidhet me konfliktin.

Ata do të mbërrijnë në Poloni në fillim të majit dhe do të takojnë partnerë ndërkombëtarë, OJQ, refugjatë dhe qeverinë ukrainase për të gjetur mënyrën se si mund të ndihmojnë, thuhet në njoftimin për shtyp të qeverisë britanike.

Vetë Truss ka udhëtuar sot për në Hagë për bisedime me kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, gjyqtarin Piotr Hofmanski, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku ajo do të riafirmojë mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe përdorimit të dhunës seksuale, jo vetëm në konfliktin në Ukrainë, por në mbarë botën.

“Rusia ka sjellë barbari në Ukrainë dhe ka kryer mizori të neveritshme, duke përfshirë edhe gratë. Ekspertiza britanike do të ndihmojë në zbulimin e së vërtetës dhe të mbajë regjimin e Putinit përgjegjës për veprimet e tij. Drejtësia do të vendoset”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)