Shikoni si e shpëton nëna fëmijën nga shtypja prej kamionit në lëvizje

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 10:07
 Shikoni si e shpëton nëna fëmijën nga shtypja prej kamionit në lëvizje

Instinkti i nënës shpëtoi fëmijën nga një aksident në autostradë në Vietnam. Xhirimi është i një rast në vitin 2019 por tani është ripostuar përsëri dhe është bërë viral.

Në xhirim shihet si tre persona vozisin një motoçikleta në Goi në Vietnam ku papritur preken nga një veturë që i hedh anash dhe i rrëzon dhe nëna e fëmija rrëshqasin në drejtim të një kamioni që lëvizte në anën e kundërt.

Më pak se një sekondë pati kohë nëna të vendos se çfarë të bëjë për të shpëtuar fëmijën dhe vendosur veten para rrezikut për të vdekur.

(Kosova Sot Online)