Kurti kthehet nga Amerika, shkon për homazhe te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Skënderaj

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 10:22
Kurti kthehet nga Amerika, shkon për homazhe te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Skënderaj

Kryeministri Albin Kurti është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shkoi për ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kurti sot ka shkuar për homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skënderajt, në 23 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës.

“Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skënderajt.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, pra sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Njoftimi i plotë:

Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skënderajt.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, pra sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

Në prill të vitit 1999, teksa forcat e Serbisë pushkatonin e kryenin masakra kundër popullsisë civile shqiptare, ato goditeshin nga aeroplanët e NATO-s dhe ushtarët e UÇK-së. Në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt po zhvillohej luftë e ashpër për çlirim e mbijetesë.

Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Ilaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u futur ilegalisht, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Ishin këto fillet e organizimit të asaj që më vonë njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

(Kosova Sot Online)