Aleksander Vulin: Nëse Kosova hyn në mes të Rusisë dhe BE-së, Serbia s’mund të orientohet kah Bashkimi Evropian

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 12:39
Aleksander Vulin: Nëse Kosova hyn në mes të Rusisë dhe BE-së, Serbia s’mund të orientohet kah Bashkimi Evropian

Vartësi i Vuçiqit, ministri i Brendshëm, , ka thënë se Serbia s’duhet t’i vendosë sanksione Rusisë pas kërkesave të amerikanëve ndaj Vuciqit.

Vulin ka thënë se nëse duhet të vendoset në peshore Kosova mes Rusisë dhe BE-së, atëherë Bashkimi Evropian s’mund të jetë orientimi i përhershëm i Serbisë.

Vulin tha se është thellësisht kundër sanksioneve ndaj federatës ruse.

“Serbia është vend i vogël për ta bërë një gabim të tillë. Vucic është i vetmi lider shtetëror që mund të duroj presionin dhe të vendosë për shtetin dhe miqt tanë. Çdo politikan tjetër do të thyhej deri tani. Vuciqi jo. Kjo më jep shpresë”, tha Vulin.

Duke komentuar deklaratën e Putinit për krahasimin e pavarësisë së Kosovës me rajonet lindore të Ukrainës, Vulin tha se “e gjithë kjo do të kalojë dhe të mëdhenjtë do të gjejnë rrugën sërish për t’u pajtuar”.

(Kosova Sot Online)