![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/30/200x200_vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv1651303042.jpg)
Lexoni edhe:
Hetimit dhe pastrimit të listave të veteranëve po i frikësohen matrapazët politik, i shitën certifikatat me nga 3000 deri 4000 euro, korrupsion astronomik !
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar për takimin që pati më presidenten kosovare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA.
Ai tha se temë e takimit mes tyre ishte partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe zotimi i fuqishëm i SHBA-së për sovranitetin e Kosovës.
“U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe zotimin e fuqishëm të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për refugjatët afganë dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar ai.
Përkushtimin amerikan për integritetin e Kosovës, Chollet ia ka thënë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pati një takim dje. Me Kurtin ai ka folur edhe për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe të ardhmen europiane të Kosovës.
(Kosova Sot Online)