Aksident me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një 49-vjeçar

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 08:27
Aksident me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një 49-vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Softaj të Ferizajt, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar derisa ishte duke lëvizur me një veturë.

Viktima ka qenë duke lëvizur nga fshati Rahovicë në drejtim të Ferizajt dhe për një moment i ka humbur kontrolli dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, me ç’rast është konfirmuar edhe vdekja e të njëjtit.

Vëllai i viktimës ka deklaruar se i ndjeri ka pasur probleme me zemër.

(Kosova Sot Online)