Ministrja Albulena Haxhiu shkon te nanë Ferdonije për t’ia uruar Bajramin

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 09:39
Ministrja Albulena Haxhiu shkon te nanë Ferdonije për t’ia uruar Bajramin

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Për këtë ditë edhe politikanët po i urojnë qytetarët, duke ju uruar më të mirat në familjet e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se sot ka shkuar me mëngjes në Gjakovë te Nënë Ferdonije për t’ia uruar Fitër Bajramin.

“Urimin e parë të Fitër Bajramit, me nanën Ferdonije!”, ka shkruar Haxhiu.

Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)