Ushtria ukrainase publikon numrin e ushtarëve rusë të vrarë deri më tani

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 12:00
Ushtria ukrainase publikon numrin e ushtarëve rusë të vrarë deri më tani

Shtabi i Pëgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar të dhënat e fundit me humbjet që u kanë shkaktuar ushtrisë ruse deri më tani.

Sipas ushtrisë ukrainase, 24 mijë e 200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit ndërkaq kanë shkatërruar 1062 tanke të armikut dhe 2567 mjete të tjera artileria. 

Në bazë të këtyre të dhënave, ushtria ukrainase ka rrëzuar 194 aeroplanë luftarakë rusë dhe 155 helikopterë.

https://www.facebook.com/GeneralStaff.ua

(Kosova Sot Online )