Zbulohet arsyeja e ndarjes, dyshohet se Berisha e rrahu gruan e tij, e kërcënoi dhe e dëboi nga banesa

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 10:53
Zbulohet arsyeja e ndarjes, dyshohet se Berisha e rrahu gruan e tij, e kërcënoi dhe e dëboi nga banesa

Ditë më parë u zbulua lajmi se Mërgim Berisha ishte ndarë me gruan e tij pasi e kishte fshirë atë nga rrjetet sociale dhe i kishte hequr fotografitë që i kishte me të. Por, sot ka dalë një tjetër lajm shokues që lidhet me këtë ndarje. Bashkëshortja Vesa Vllasaliu pretendon se është rrahur nga futbollisti i Fenerbahçes, i cili e kishte larguar edhe nga banesa pas konfliktit, shkruan mediumi turk “dha.com.tr”.

Modelja kosovare e ka paraqitur rastin në gjykatë dhe e ka angazhuar një avokat. Çifti po jetonte së bashku që nga shtatori i vitit 2021, por së fundmi kishin nisur konfliktet në mes tyre. Berisha, siç pretendon Vllasaliu, e kishte rrahur atë dhe më pas e kishte dëbuar nga banesa e tyre në Umraniye, ku po jetonin së bashku. Po ashtu, në akuzë thuhet se Berisha nuk e ka lejuar gruan e tij t’i merrte gjësendet e saj dhe se e kishte urdhëruar sigurimin poshtë banesës të mos e linte gruan e tij të kthehej në banesë. Ndër të tjera, në akuzë thuhet se Berisha e ka kërcënuar Vllasaliun. Gjykata i ka marrë disa vendime ndaj Berishës, i cili, nëse nuk i respekton ato, mund të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në një muaj. Gjykata kërkon nga futbollisti të mos e shkaktojë asnjë problem në dy muajt e ardhshëm, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave. Gjithashtu, gjykata vendosi që Berisha të mos i afrohet për dy muaj banesës së gruas së tij dhe vendit të punës së saj. Gjykata gjithashtu ka vendosur që Berisha të mos e shqetësojë për dy muaj Vllasaliun me mjete komunikimi apo mjete të tjera. Nëse ai nuk i respekton këto vendime, do të dënohet me burg prej 3 deri në 30 ditë. (Kosova Sot Online )gazeta kosovare kosovasot berisha banesa  ndarje  vllasaliu 

(Kosova Sot Online )