Kurti e Vuçiq nesër në Berlin, Petritsch: Scholz dëshiron të parandalojë frontet e reja

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 12:03
Kurti e Vuçiq nesër në Berlin, Petritsch: Scholz dëshiron të parandalojë frontet e reja

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i presë nesër (4 maj) në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Lidhur me këtë ftesë të Scholz për dy liderët nga Ballkani Perëndimor, ka folur ish-emisari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch.

Petritsch ka thënë se me këtë takim, Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Berlini zyrtar synon parandalimin e hapjes së fronteve të reja nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë, shkruan Tanjug.

Të mërkurën në Berlin me ftesë të Scholz do të qëndrojë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiqin.

Nga BE kanë thënë se ky takim i Lajçak synon nxitjen e progresit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online )