Babai nga Prishtina rrah vajzën e tij të mitur, pasi kuptoi se është në lidhje dashurie

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 09:43
Babai nga Prishtina rrah vajzën e tij të mitur, pasi kuptoi se është në lidhje dashurie

Një burrë nga Prishtina ka sulmuar vajzën e tij të mitur, pasi ka kuptuar se ajo ishte në lidhje dashurie me një person. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore.

“Prishtinë, 03.05.2022-14:46.  Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )