Wanda Nara: Do të arrija suksese edhe e vetme, jam një stratege e guximshme

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 09:11
Wanda Nara: Do të arrija suksese edhe e vetme, jam një stratege e guximshme

Wanda Nara është e njohur më shumë për fotografitë e saj hot në rrjetet sociale, por edhe për faktin se është grua/menaxhere e Mauro Icardit. Mirëpo, përveç thashethemeve, ka edhe më shumë, pasi që duhet pranuar se ajo është e njohur edhe për krijimin e një perandorie në sektorin e veshjeve. Ajo e ka dhënë një intervistë për revistën “Gente”, ku ka folur për karrierën e saj, të cilën e kishte nisur si një “showgirl” në Argjentinë, ku kishte marrë pjesë në disa “reality”, që e kishin bërë ë famshme në krejt Amerikën e Jugut.

Në vitin 2008 ishte martuar me Maxi Lopez, por pesë vjet më pas e kishte lënë atë (këtë histori e dinë të gjithë) për t’u martuar me bashkëlojtarin e tij tek Sampdoria, Mauro Icardi dhe më pas ishte bëë menaxhere e tij.

Në vitet e fundit i ka fituar milionat duke e transferuar Icardin në Paris Saint-Germain nga Interi dhe nga vazhdimi i kontratës së sulmuesit argjentinas. Në vitin 2014, çifti Wanda-Icardi e kishte themeluar shoqërinë Ëorld Marketing Football Srl, e cila i fitoi 3,2 milionë euro për dy vjet, 2015/17. Ajo nuk është ndalur me kaq.

Në shkurt 2021 e ka lansuar brendin e saj të “make-up”, “Wanda Nara Cosmetics”, ndërsa në vitin 2022 e ka lansuar linjën e veshjeve të brendshme të quajtur “Wanda Swim”. E në intervistë, bukuroshja argjentinase thotë se sukseset do t’i arrinte edhe vetë, pa qenë e përfshirë në lidhje me futbollistët e famshëm.“Ajo që të ndihmon më së shumti kur dëshiron ta shesësh një markë është besueshmëria që e ke. Për mua, kjo funksionon. Unë përdor ato që i shes. Sekreti më i madh është të jeni realistë. Nuk mund të shes diçka që nuk më identifikon, këtë e vërejnë njerëzit. E kërkoj pozitivitetin për gjithçka dhe kudo. Me instrumentet që i kam pasur, kam realizuar shumë”, deklaroi fillimisht 35 vjeçarja. “Ndër të tjera, ndiej se, edhe nëse nuk do t’i kisha të gjitha këto, do të isha megjithatë një person i suksesshëm, madje edhe duke e krijuar një rrjet. Nga ato që mi ka ofruar jeta, ndiej se do të kisha sukses. Unë jam një stratege e guximshme, me intuitë, guxim dhe ndjeshmëri për biznesin. Mamaja ime Nora ishte tregtare dhe babai Andrés e kishte firmë me më shumë se 40 makina. Jam rritur duke dëgjuar negociata, shitje, persona që kërkonin zbritje”, përfundoi Wanda Nara.

(Kosova Sot Online )