Shtetasja serbe hyn ilegalisht në Kosovë, ndalohet nga policia

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 09:45
Shtetasja serbe hyn ilegalisht në Kosovë, ndalohet nga policia

Raportohet se një shtetase serbe ka hyrë ilegalisht në Kosovë. E njëjta është ndaluar nga policia dhe është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë. Njoftimi i plotë i policisë:

KALIM ILEGAL I KUFIRIT /Fsh. Ranilluk, Muqivërc, 03.05.2022 – 18:10. Është raportuar se një femër me shtetësi serbe ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale, e njëjta është ndaluar nga policia dhe është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë.

(Kosova Sot Online )